Categories: LajmeEkonomi

Raporti i Tranzicionit i BERZH, Sejko: Jemi përqendruar në monitorimin e rreziqeve klimatike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka prezantuar raportin e tranzicionit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të raportit, Sejko deklaroi se Banka e Shqipërisë është përqendruar në monitorimin e rreziqeve klimatike.

Sejko shprehet se indeksi global i përshtatjes i matur nga Universiteti i Notre Dame, e rendit Shqipërinë mes vendeve vulnerabël mes ndryshimeve klimatike.

Po ashtu, ai shprehet se vlerësimet e FMN-në sugjerojnë se Shqipëria ka mesatarisht një episod fatkeqësie natyrore në vit e cila shkakton dëme deri në nivelin e 1.3% e PBB-së dhe prek të paktën 1 në 200 banorë të vendit.

Indeksi global i përshtatjes i matur nga Universiteti i Notre Dame, e rendit Shqipërinë mes vendeve vulnerabël mes ndryshimeve klimatike.

Po ashtu vlerësimet e FMN-në sugjerojnë se Shqipëria ka mesatarisht një episod fatkeqësie natyore në vit e cila shkakton dëme deri në nivelin e 1.3% e PBB-së dhe prke të paktën 1 në 200 banorë të vendit.

Autoritetet publike duhet të angazhohen  në plane e strategji konkrete për të arritur një zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm.

Ndonëse bankat qendrore nuk janë aktorë primarë të cilët mund të lehtësojnë përshtatjen e ekonomisë me ndryshimet klimatike, BSH ka vendosur që pa paragjykuar mandatin e saj ligjor të stabilitetit të çmimeve të japë kontributin e saj në këtë drejtim”, tha Sejko.

Ky i fundit shprehet ndër të tjera se ndryshimet klimatike janë një ndër temat kryesore të parashtruara në raportin e tranzicionit.

“Ngrohja globale dhe rritja e frekuencës së fatkeqësive natyrore të lidhura me klimën kanë pasoja gjithnjë e më të larta për të gjithë vendet dhe ekonomitë”, tha ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

10 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

10 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

10 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

10 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

12 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

12 hours ago

This website uses cookies.