Raporti: Moti i keq ka vrarë gati 800 mijë njerëz në botë në 30 vjet. Në Shqipëri, 12.87 fatalitete mesatarisht çdo vit

Moti i keq ka vrarë gati 800

Moti ekstrem mund të shkatërrojë një vend, të shkaktojë viktima, shkatërron infrastrukturë, bizneset dhe të korrat. Rinisja e Indeksit të Rrezikut Klimatik 2025 zbulon fatalitetet në numër të madh njerëzor dhe ekonomik. 

Në listën prej 171 vendesh, Shqipëria renditet në vendin e 42. Sipas raportit, indeksi i rrezikut klimatik për vendin tonë është 1.103629, ndërsa nga vitit 1993 deri në vitin 2022, mesatarja vjetore e fataliteteve llogaritet 12.87, apo 0.426 për 1000 banorë. Të prekur nga fatkeqësitë natyrore brenda kësaj periudhe janë 103.550, ndërsa dëmi ekonomik përllogaritet 4,032,148 dollarë, ose 0.010% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas Indeksit të ri, nga OJQ-ja Germanwatch, gati 800,000 njerëz u vranë nga stuhitë, përmbytjet, thatësirat, valët e të nxehtit dhe zjarret nga viti 1993 deri në vitin 2022. Dhe dëmi ekonomik arriti në rreth 4.2 trilion dollarë (4.07 trilionë euro).

Republika Domenikane, Kina dhe Hondurasi janë tre vendet më të prekura duke u pasuar më pas nga Myanmar, Itali, India, Greqia, Spanja, Vanuatu dhe Philippines.

Republika Domenikane, vendi i prirur ndaj uraganeve që kryeson renditjen, ka marrë goditje të mëdha ekonomike nga stuhitë në periudhën 30-vjeçare që studioi Germanwatch. Raporti citoi uraganin “Maria”, i cili shkaktoi dëme deri në 1.8 miliardë dollarë në 2018 – 270% e PBB-së së Dominikës.

Shteti ishull ka gjithashtu një numër të lartë të vdekjeve relative, që do të thotë se shumë njerëz vdesin, duke marrë parasysh numrin e vogël të popullsisë.

Kina është e dyta në indeks, sepse pjesë të konsiderueshme të popullsisë së saj të madhe janë vrarë ose janë prekur nga valët e shpeshta të të nxehtit, tajfunet dhe përmbytjet. Përmbytjet e vitit 2016 vranë më shumë se 100 njerëz dhe shpërngulën qindra mijëra të tjerë.

Hondurasi, një nga vendet më të varfra në hemisferën perëndimore, i treti në indeks preket shumë nga efektet e motit ekstrem. Në vitin 1998, Uragani Mitch vrau më shumë se 14,000 njerëz dhe shkatërroi 70% të të korrave dhe infrastrukturës.

Ai shkaktoi 7 miliardë dollarë dëme, të cilat ndaluan procesin e zhvillimit të vendit. Bujqësia është kategoria më e ndjeshme ndaj uraganeve dhe thatësirave që godasin Hondurasin.

Raporti citon edhe përmbytjet ekstreme në Ahrtal të Gjermanisë (2021) dhe në Valencia, Spanjë, (2024). Në të dyja rastet, më shumë se 100 njerëz vdiqën dhe shumë të tjerëve iu përmbys jeta.

Për sa kohë që vendet me ndotje të lartë vazhdojnë të djegin lëndë djegëse fosile, moti ekstrem që i shtyn vendet lart në Indeksin e Rrezikut Klimatik parashikohet të godasë më fort dhe më shpesh. Sipas raportit, frekuenca dhe intensiteti i fatkeqësive të lidhura me klimën vazhdon të rritet dhe këto shifra nënvizojnë nevojën urgjente për veprim klimatik.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.