Raporti “Open Data 2023”- Shqipëria hyn në monitorimin e europian
Bashkimi Europian ka përfshirë edhe Shqipërinë e rajonin në raportin e nëntë vjetor europian për nivelin e maturimit të të dhënave të hapura në të gjithë Evropën.
Raporti i Pjekurisë së të Dhënave të Hapura 2023 regjistron përparimin e arritur nga Shtetet Anëtare të BE-së teksa çojnë përpara publikimin dhe shfrytëzimin e të dhënave të hapura, si dhe përparësitë e ndryshme të vendosura për ta mundësuar këtë.
Raporti i vitit bazohet në një anketë të vetëvlerësimit që u plotësua nga 35 vende. Hartuesit vlerësojnë se ndërsa mbetet një mekanizëm i fokusuar në BE, raporti 2023 ka bërë pjesë të vetën edhe 5 vende kandidate Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Ukraina.
Vlerësimi i raportit fokusohet në katër tregues.
Politika dhe strategjitë e të dhënave të hapura të vendeve, ndikimi i tyre, cilësia e portalit kombëtar për nga aksesi dhe ndërveprimi brenda komunitetit të të dhënave të hapura dhe Cilësia e vetë të dhënave. Bazuar në këto dimensione dhe grupimin në katër grupe nga më të rriturit deri tek ato më pak të pjekurit, raporti ndihmon në dhënien e rekomandimeve për secilin prej tyre.
Shqipëria ka shënuar vitin e kaluar një hyrje prej 40% të nivelit europian të sistemit të të dhënave, ndërkohë që rritja e këtij viti konstatohet në 42%.
Niveli aktual i Shqipërisë në raport me 34 vendet e tjera të raportit është sfidant, ndërkohë që në njërin prej treguesve të cilësisë së të dhënave, kapërcen mesataren europiane.
Këtë vit, Shtetet Anëtare të BE-27 kanë rritur maturimin mesatar të të dhënave të hapura nga 79% në 2022 në 83%, me performanca të spikatura nga Sllovakia dhe Letonia.
Ndër vendet kandidate, rritjen më të ndjeshme nga viti në vit në rezultatin e përgjithshëm e ka arritur Mali i Zi.