Categories: AktualitetLajme

Raporti “Open Data 2023”- Shqipëria hyn në monitorimin e europian

Bashkimi Europian ka përfshirë edhe Shqipërinë e rajonin në raportin e nëntë vjetor europian për nivelin e maturimit të të dhënave të hapura në të gjithë Evropën. 

Raporti i Pjekurisë së të Dhënave të Hapura 2023 regjistron përparimin e arritur nga Shtetet Anëtare të BE-së teksa çojnë përpara publikimin dhe shfrytëzimin e të dhënave të hapura, si dhe përparësitë e ndryshme të vendosura për ta mundësuar këtë.

Raporti i vitit bazohet në një anketë të vetëvlerësimit që u plotësua nga 35 vende.  Hartuesit vlerësojnë se ndërsa mbetet një mekanizëm i fokusuar në BE, raporti 2023 ka bërë pjesë të vetën edhe 5 vende kandidate Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Ukraina.

Vlerësimi i raportit fokusohet në katër tregues.

Politika dhe strategjitë e të dhënave të hapura të vendeve, ndikimi i tyre, cilësia e portalit kombëtar për nga aksesi dhe ndërveprimi brenda komunitetit të të dhënave të hapura dhe Cilësia e vetë të dhënave.  Bazuar në këto dimensione dhe grupimin në katër grupe nga më të rriturit deri tek ato më pak të pjekurit, raporti ndihmon në dhënien e rekomandimeve për secilin prej tyre.

Shqipëria ka shënuar vitin e kaluar një hyrje prej 40% të nivelit europian të sistemit të të dhënave, ndërkohë që rritja e këtij viti konstatohet në 42%.

Niveli aktual i Shqipërisë në raport me 34 vendet e tjera  të raportit është sfidant, ndërkohë që në njërin prej treguesve të cilësisë së të dhënave, kapërcen mesataren europiane.

Këtë vit, Shtetet Anëtare të BE-27 kanë rritur maturimin mesatar të të dhënave të hapura nga 79% në 2022 në 83%, me performanca të spikatura nga Sllovakia dhe Letonia. 

Ndër vendet kandidate, rritjen më të ndjeshme nga viti në vit në rezultatin e përgjithshëm e ka arritur Mali i Zi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

7 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

7 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

7 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

7 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

7 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

7 hours ago

This website uses cookies.