Një hetim i NASA-s në lidhje me UFO-t zbuloi se nuk kishte prova që alienët qëndronin pas fenomeneve të pashpjegueshme, por agjencia hapësinore theksoi gjithashtu se nuk mund ta përjashtonte në mënyrë kategorike këtë mundësi.
Megjithatë, raport i shumëpritur nuk ofron asnjë provë përfundimtare, por ai shpjegoi se si NASA do të hetojë ato që i quan UAP (Fenomene Anomali të Paidentifikuara) me teknologji të përmirësuar dhe inteligjencë artificiale.
Administratori i NASA-s, Bill Nelson, tha se agjencia hapësinore amerikane jo vetëm që do të marrë drejtimin në hulumtimin e incidenteve të mundshme të UAP, por do të ndajë të dhënat me më shumë transparencë.
Raporti është 36 faqe me vëzhgime mjaft teknike dhe shkencore. Faqja e fundit e raportit thotë se “nuk ka asnjë arsye për të konkluduar” se burimet jashtëtokësore qëndrojnë pas qindra pamjeve të UAP që ka hetuar NASA.
“Megjithatë… ato objekte duhet të kenë udhëtuar nëpër sistemin tonë diellor për të arritur këtu”, thuhet në raport.
Ndonëse raporti nuk arriti në përfundimin se ekziston jeta jashtëtokësore, NASA nuk e mohoi mundësinë e “teknologjisë së panjohur të alienëve të mundshëm që vepron në atmosferën e Tokës”.
Nicola Fox, administratori i asociuar për Drejtorinë e Misionit të Shkencës të NASA-s, tha: “UAP janë një nga misteret më të mëdha të planetit tonë dhe kjo është kryesisht për shkak të mungesës së të dhënave me cilësi të lartë”.
Pavarësisht pamjeve të shumta të raportuara të UAP, Fox tha se zakonisht nuk ka të dhëna të mjaftueshme që “mund të përdoren për të dalë në përfundime shkencore rreth natyrës dhe origjinës së UAP”.
NASA rekomandon përdorimin e mjeteve të Inteligjencës Artificiale si “mjete thelbësore” për identifikimin e UAP-ve, thuhet në raport. NASA, e cila ka thënë se një nga sfidat e saj më të mëdha për të kuptuar më mirë dhe identifikim të UAP-ve është mungesa e të dhënave, synon ta mbyllë këtë boshllëk përmes teknikave të burimeve të njerëzve./ BBC
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.