Raporti vjetor i BSH, Sejko: “Ekonomia shqiptare mbetet me nivel të lartë informaliteti”
Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka qenë dhe mbetet një ekonomi me nivel relativisht të lartë informaliteti, por po merren vazhdimisht masa për reduktimin e tij.
Deklaratën e tij zoti Sejko e bëri të martën para komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ndërsa po paraqiste Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë. “Ekonomia shqiptare ka qenë dhe mbetet një ekonomi me nivel realitivisht të lartë informaliteti. Ky fenomen ka pasojat e tij në shumë tregues ekonomik, përfshirë edhe kursin e këmbimit” tha zoti Sejko.
Guvernatori tha se “BSH ka marrë vazhdimisht masa për reduktimin e informalitetit, nëpërmjet përmirësimit të sistemit të pagesave, nëpërmjet prezantimit të kërkesa rregullatore që mundësojnë dhënien e kredive vetëm kundrejt bilanceve të certifikuara fiskale bizneseve, si dhe nëpërmjet zbatimit të të gjithë ndryshimeve të nevojshme mbikëqyrësese rregullatorë të cilat janë në fushën tonë të kompetencave në kuadrin të planit të masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftën kundër terrorizmit”.