Categories: LajmeEkonomi

Raporti vjetor i BSH, Sejko: “Ekonomia shqiptare mbetet me nivel të lartë informaliteti”

Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka qenë dhe mbetet një ekonomi me nivel relativisht të lartë informaliteti, por po merren vazhdimisht masa për reduktimin e tij.

Deklaratën e tij zoti Sejko e bëri të martën para komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ndërsa po paraqiste Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë. “Ekonomia shqiptare ka qenë dhe mbetet një ekonomi me nivel realitivisht të lartë informaliteti. Ky fenomen ka pasojat e tij në shumë tregues ekonomik, përfshirë edhe kursin e këmbimit” tha zoti Sejko.

Guvernatori tha se “BSH ka marrë vazhdimisht masa për reduktimin e informalitetit, nëpërmjet përmirësimit të sistemit të pagesave, nëpërmjet prezantimit të kërkesa rregullatore që mundësojnë dhënien e kredive vetëm kundrejt bilanceve të certifikuara fiskale bizneseve, si dhe nëpërmjet zbatimit të të gjithë ndryshimeve të nevojshme mbikëqyrësese rregullatorë të cilat janë në fushën tonë të kompetencave në kuadrin të planit të masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftën kundër terrorizmit”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.