Rastet e dhunës në rritje, policia e Shkodrës vë në pranga 49-vjeçarin

Specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të policisë Shkodër arrestuan një shtetas nga Shkodra 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas nga Shkodra, pasi u kapën duke ndërtuar pa leje,në Velipojë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.