Reagim pas kronikës në RTSH, Njësia Administrative Gur i Zi nis pastrimin e përroit, i ndotur ndër vite

Disa ditë më parë, RTSH Shkodra, në edicionet informative, trajtoi problemin e përroit të Gurit të Zi, që ishte i ndotur nga mbetje të ndryshme. Pas publikimit të lajmit ka reaguar Njësia Administrative e Gurit të Z, e cila ka nisur menjëherë punën për pastrimin e shtratit të përroit. Administratori i kësaj njësie, Ismet Haxhija, tregon se përroi është nën juridiksion të ARRSH, sepse kalon në rrugën nacionale Shkodër-Mjedë, ndaj ai thotë se kërkohet thellim dhe pastrim me mjetë të rënda, sepse nuk ofrohen nga njësia kapacitete e nevojshme logjistike.
Përrenjtë e fshatrave dhe kanalet, ndër vite, kanë rënë pre e ndotjes ambientale. Pra këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as përroi i Gurit të Zi, i cili është shënjëstruar si vendqëndrim i mbeturinave, ndërsa pritet që shumë shpejt, sipas administratorit, të nisë puna për thellimin dhe sistemimin e këtij përroi.