Reagimet ndërkombëtare ndaj sulmeve të Iranit kundër Izraelit

Me situatën në Lindjen e Mesme veçanërisht të tensionuar, udhëheqësit perëndimorë kanë dënuar sulmin me raketa të Iranit ndaj Izraelit mbrëmjen e djeshme (1 shtator).

Presidenti francez Emanuel Makron (Emmanuel Macron) ka dënuar fuqishëm këto sulme.

Ai njoftoi se Franca “mobilizoi” mbrëmjn e së martës “forcat ushtarake në Lindjen e Mesme për t’u marrë me kërcënimin iranian”.

Presidenti francez kërkoi njëkohësisht që Hezbollahu të ndalojë veprimet e tij terroriste kundër Izraelit dhe popullsisë së tij” dhe u kërkoi autoriteteve izraelite që të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur operacionet e tyre ushtarake”.

Qeveria e Francës do të “organizojë së shpejti një konferencë (ndërkombëtare) në mbështetje të popullit libanez dhe institucioneve të tij“, tha presidenca franceze, duke shtuar se kreu i ri i diplomacisë franceze, Jean-Noel Barot do të shkojë përsëri në Lindjen e Mesme.

Sulmi është dënuar gjithashtu edhe nga Gjermania. Ministrja e Jashtme, Analena Berbock, deklaroi se Irani duhet të ndalojë menjëherë sulmet pasi po e çon rajonin në humnerë.

 “Izraeli aktualisht po sulmohet me raketa nga Irani. Unë dënoj në mënyrën më kategorike sulmin e vazhdueshëm. Ne e kemi paralajmëruar fuqishëm Iranin kundër këtij përshkallëzimi të rrezikshëm. Irani duhet të ndalojë menjëherë sulmin. Po e çon rajonin më tej në humnerë”, tha Burbock.

Kryeministri i ri i Japonisë, Shigeru Ishiba, e cilësoi si “të papranueshëm” sulmin e nisur nga Irani kundër Izraelit.

“Sulmi i Iranit është i papranueshëm. Ne e dënojmë ashpër. Në të njëjtën kohë, ne shpresojmë të bashkëpunojmë” me SHBA-në “për të shmangur” mundësinë që situata në Lindjen e Mesme të “përshkallëzohet”, të shpërthejë në “luftë totale“, tha Ishiba.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.