Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Kryeministri Edi Rama në lidhje me mbledhjen e OKB-së për Kosovën, për të cilën tha se ishte seancë pa produktivitet. Basha u shpreh se Rama flet si perëndimor, por ndërkohë vepron si lindor.
Kreu demokrat nënvizoi se ndërkohë që për aleatët strategjikë, siguria e Kosovës është çështje e sigurisë kombëtare, Rama nuk e konsideron të tilë.
Basha theksoi se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete.
“Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë. Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë. Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete. Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti”, shkruan Basha në X.
Kujtojmë se kreu demokrat depozitoi në Parlament një amendament ku kërkonte që Shqipëria t’i jepej 50 milionë euro ndihmë ushtarake Kosovës, amendament ky që u rrëzua nga mazhoranca në seancën e djeshme plenare (8 shkurt).
Super Liga Zviceriane ka një “zot” dhe ai quhet Xherdan Shaqiriri. Në moshën 33-vjeçare fantazisiti…
Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe…
Një lajm i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions…
‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit Vincent van Gogh, që mbeti…
Me gjithë inkurajimin dhe mbështetjen e shtuar ndër vite për ta denoncuar dhunën me bazë…
Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…
This website uses cookies.