Categories: LajmePolitikë

Reagon Berisha pas miratimit të buxhetit: Mosbindja civile do të vazhdojë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga aksioni opozitar për bllokimin e seancave parlamentare, duke krijuar kaos në Kuvend me tymuese, pavarësisht ndryshimit të rregullores nga PS, sipas të cilës deputetët rrezikojnë përjashtim deri në 60 ditë.

Berisha u shpreh se deputetët e opozitës do të qëndrojnë me të gjithë qëndresën e tyre, duke theksuar se kjo është betejë pa kthim.

“Deputetët e opozitës do qëndrojnë me të gjithë qëndresën e tyre. Kjo është betejë pa kthim.

Beteja pa kthim është beteja pa kthim. Gjithnjë e më shumë po zien Shqipëria kundër këtij regjimi”, u shpreh Berisha në një konferencë për median.

Sipas Berishës, mazhoranca përdor edhe fatkeqësitë për të fshehur vjedhjet që kanë bërë vetë dhe shkatërrimin që i bënë sistemit të arsimit”, theksoi Berisha, duke shtuar se opozita po i tregon shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit.

Duke ju referuar bllokimit të sallës plenare , Berisha tha, mosbindja civile e grupit të deputetëve të PD, u dëshmua mjeti më efiçent apo ndër më efiçentët në histori, de facto përmbysi parlamentin e drogës, krimit dhe korrupsionit.

“Dëshmoi para gjithë botës se çfarë përfaqëson regjimi aktual i Tiranës, por mbi të gjitha se çfarë përfaqëson vetë Edi Rama, një njeri i cili, i shndërruar në kreun e Meduzës të sistemit më korruptiv që ekziston kund sot, i shndërruar në kreun e Meduzës të qeverisë më të lidhur me krimin e drogës në ndonjë vend që ekziston sot, është i aftë në një puç antikushtetues të marrë në dorë edhe pushtetin e parlamentit, de facto ta asgjësojë atë”, tha Berisha.

Pra, ky përbën në historinë e revolucioneve demokratike, ky përbën një nga sukseset më të mëdha.

“Kjo është një sintezë fatale, dramatike e të gjitha zhvillimeve 10-vjeçare në Shqipëri. Nuk ka tregues më të sigurt të zhbërjes së një shoqërie se treguesit e sotëm të PISA-s. Gjë e turpshme, e tha zonja Sula. Kovid? Pse të tjerët nuk kishin Kovid? Të gjitha këto vende pa përjashtim kishin Kovid. Po Shqipëria ra kokëposhtë.

Tërmet? Po, kishte tërmet. Po Shqipëria nuk është vetëm Durrësi, Thumana dhe Kurbini. Ato përfaqësojnë as një të 15-tën e shqiptarëve. E shihni ju, këta përdorin edhe fatkeqësitë për të fshehur vjedhjet që kanë bërë vetë dhe shkatërrimin që i bënë sistemit të arsimit…”, tha Berisha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

2 days ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

2 days ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

2 days ago

This website uses cookies.