Categories: BotaLajme

Reagon Biden dhe Scholz pas thirrjeve të Izraelit për zhvendosje të popullatës nga Rafah

Izraeli u ka thënë dhjetëra mijëra palestinezëve të tjerë që të largohen nga Rafah, pasi ai intensifikon operacionet ushtarake në Gazën jugore.

Letrat e  lëshuara nga ajri dhe postimet në mediat sociale u thanë banorëve në rrethet lindore të qytetit të shkonin në al-Mawasi – një zonë e ngushtë bregdetare të cilën Izraeli e quan një “zonë e zgjeruar humanitare”. Kjo ka bërë që presidenti amerikan, Joe Biden, të paralajmërojë se SHBA-ja do të ndalojë furnizimin e Izraelit me armë nëse ai vazhdon ta sulmojë Rafahun.

Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi në deklaratat e tij se një sulm tokësor izraelit në Rafah do të çonte në viktima masive civile. “Ne paralajmërojmë se një sulm ndaj Rafahut do të ishte i papërgjegjshmëri,” tha Solz në një takim online të organizuar nga grupi i gazetave gjermane RND.

“Ne nuk besojmë se ka ndonjë qasje që përfundimisht nuk do të çonte në një humbje të jashtëzakonshme të jetës njerëzore të civilëve të pafajshëm,” tha Scholz, duke shtuar se ai i tha këtë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Izraeli nisi një fushatë ushtarake në Gaza për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të sulmit të grupit në Izraelin jugor më 7 tetor, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 njerëz dhe 252 të tjerë u morën peng, sipas autoriteteve izraelite. Rreth 35 mije  persona  janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të Hamasit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Salah 50 gola në Evropë, i pari në historinë e Liverpool: Krenar dhe i lumtur

Shtatë fitore nga shtatë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve dhe seria pozitive e…

18 minutes ago

Euroliga në RTSH: Partizani mposht Parisin në Beograd

Java e 23-të në Euroligë ka nisur me një ndeshje të zjarrtë teksa Partizani i…

20 minutes ago

PSG përmbys City-n, Reali dhuron spektakël, bie Bayern, fitojnë Inter e Milan

Shumë gola në ditën e shtatë të Champions League. Real Madridi jep spektakël: 5-1 ndaj…

21 minutes ago

Shpërthejnë sërish zjarret në Kaliforni, jepet urdhër evakuimi për mbi 50 mijë persona

Më shumë se 50,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri…

23 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit, Qeveria i jep KQZ 2,5 miliardë lekë

Qeveria ka miratuar vendimin që për t’i dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 miliardë lekë,…

25 minutes ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, nuk ndryshojnë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti…

27 minutes ago

This website uses cookies.