Reagon ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi për ushtarin që bëri shqiponjën në 112-vjetorin e Pavarësisë  

Pjesëtari i Forcave të Armatosura të Malit të Zi, David Gorvokoviç, ka festuar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë krahas ushtarëve shqiptarë, pjesëmarrës në një mision të NATO-s në Bullgari, duke e bërë simbolin e shqiponjës dykrenare.

Gazeta malazeze “Vijesti” në një shkrim ku flet se “pjesëtari i Ushtrisë së Malit të Zi bën ‘shqiponjën dykrenare’”, ka bërë publike edhe reagimin e ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviç, i cili ka folur edhe për dy ushtarët e arrestuar në Kosovë, për shkak të mbishkrimit irredentist “Kosova është Serbi” në targat e makinës.

Krapoviç ka konfirmuar se Gorvokoviç ka bërë shqiponjë, duke shtuar se do të mësohen detaje të tjera për ushtarin në fjalë.

Gjithashtu, ai ka shtuar se Gorvokoviç është nën juridiksionin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Malit të Zi.

Ndryshe, 28 nëntori është data më e rëndësishme në kalendarin e shqiptarëve, sikurse për ata që jetojnë në Shqipëri e Kosovë, ashtu edhe për ata në Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi, të cilët e mbajnë gjallë krenarinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.