Real, Ancelotti për lamtumirën: Nuk do jem kurrë unë që do të vendos të largohem

Real, Ancelotti

Në prag të ndeshjes së Champions League kundër Salzburgut, Carlo Ancelotti u jep fund zërave për lamtumirën e tij me Real Madridin në verë. “Dua të jem shumë i qartë, unë kurrë nuk do të vendos në jetën time se kur do të largohem nga ky klub. Një ditë do të vijë ai moment, por nuk e di kur. Nuk varet nga unë. Mund të jetë nesër (qesh), pas disa ndeshjesh, pas një viti, pas pesë vjetësh… Florentino do të qëndrojë këtu edhe për katër vjet dhe synimi im është të arrij katër vitet e Florentino-s (qesh). Dhe kështu themi lamtumirë së bashku”.

Real Madridi i tij edhe me dy fitore, vështirë se do ta mbyllë grupin në top 8 dhe do të kualifikohet direkt në 1/16. “E vetmja mundësi që kemi për të mos luajtur play-off është të fitojmë të dyja ndeshjet, por nëse duhet ta luajmë atë, do të bëjmë më të mirën duke marrë parasysh që është një program kërkues. Por ne jemi mësuar me këtë lloj sfide”.

Çfarë duhet të përmirësojë skuadra? “Ne po ecim shumë mirë në sulm për sa i përket golave, duhet të përmirësohemi në fazën e mbrojtjes. Ky do të jetë çelësi i suksesit dhe nëse përmirësohemi do të luftojmë deri në fund në të gjitha garat”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.