Lajme

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. “Është një ndeshje që do ta luajmë me respekt, kundër një kundërshtari të madh – fjalët e trajnerit të Atletico Madridit në prag të ndeshjes kundër Real Madridit -. Unë e perceptoj se ata na respektojnë në të njëjtën mënyrë”.

“Nëse do të ishte një ekip nga një ligë tjetër, ne nuk do t’i preknim këto çështje, por është një derbi dhe është normale të flasim për të”.

Precedentët janë të njohur, tregojnë për dy finalet e humbura nga Colchoneros kundër Blancos (2014 dhe 2016) dhe për po aq eliminime në ndeshjen e dyfishtë (2015 dhe 2017): “Nuk kanë asnjë ndikim. Për qytetin do të jetë spektakolare. Duhet ta shijojmë. Është një moment shumë i rëndësishëm, me një kundërshtar që e respektojmë shumë”.

Skuadra e Ancelottit është edhe një nga rivalët për titullin në La Liga. “Dueli në kampionat? Do të vlerësoj gjithçka, por nuk mund të mendoj për La Ligën sepse mungojnë ende ndeshjet. Jam duke u fokusuar tek e nesërmja. Historia e Madridit në Champions League është e jashtëzakonshme. Nesër sigurisht që do të kemi një mundësi të re për të shkruar faqet e rëndësishme të këtij libri”.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

9 hours ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

9 hours ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

9 hours ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

9 hours ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

10 hours ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

11 hours ago