Real Madrid, Ancelotti: Goli i pësuar na dha një shtysë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, komentoi ndeshjen kundër Las Palmasit: “Ne kemi mjete të rëndësishme për të kthyer ndeshjet edhe në stol, sot në fushë dolën lojtarë që dhanë kontributin e tyre si Tchouameni. Goli që pranuam ndryshoi rrjedhën e lojës dhe na dha shtytje për të ushtruar më shumë presion pa top dhe për të qenë më efektivë. Nuk ishte një ndeshje spektakolare nga ana jonë, por me rezultatin e pafavorshëm, shtrënguam dhëmbët dhe kërkuam zgjidhje. Las Palmas është një ekip që pranon pak gola në pjesën e parë dhe kështu ne u përpoqëm ta kontrollonim atë në pjesën e parë”.

Për zëvendësimet e Camavinga dhe Vinicius: “Zëvendësova Vinicius për të qenë më solid në mbrojtje dhe e hoqa Camavinga për shkak të lodhjes. Tchouaméni ishte më i freskët, ishte shumë solid në mbrojtje dhe mori shumë topa, hyri mirë në fushë. Jemi shumë të rrezikshëm si grup, kemi gjuajtës dhe finalizues të mirë. Las Palmas është një ekip që e menaxhon topin shumë mirë. Të luash kundër tyre nuk është e lehtë. Është një ekip i organizuar në mënyrë perfekte që mund të luftojë për të hyrë në Evropë”, përfundoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.