Lajme

Real Madrid-Barcelona/ Ançeloti largon presionin nga Mbape: Nuk kemi ngut, e presim!

Trajneri i Realit të Madridit ka vlerësuar Barcelonën e Flik, por ka insistuar se Reali duhet që të përmirësojë armët e veta dhe të mos shikojë shumë nga rivalët.

Mbi Barçën e Flik – “Ata e kanë të qartë se si duhet që të luajnë. Janë një ekip i guximshëm dhe mendoj se e kanë përgatitur mirë takimin. Sa i përket favorites mendoj se Klasiken nuk kanë një të tillë. Flik ka kthyer Barcelonën në një ekip më të drejtëpërdrejtë. Edhe Çavi ka bërë shumë punë të mirë, por me Flik ekipi i Barcelonës ka ndryshuar në mënyrën se si interpreton lojën”.

Në pritje të Mbape – “Jemi të lumtur me Mbape pasi ka shënuar disa gola.Ai mori pjesë në dy golat e parë të shënuar përballë Dortmundit. Ne jëmi të kënaqur me punën e tij edhe pse jam i bindur se është i aftë për të bërë edhe më shumë sepse ka cilësitë për të bërë diçka të tillë. Por nuk kemi asgjë me ngut”.

Plani anti-Jamal – “E pëlqej shumë mënyrën se si luan. Me kundërshtarin duhet që të bësh llogaritë, por them se më rëndësi ka që të fokusohesh në strategjinë tënde. Jamal ka bërë një sezon mjaft të mirë deri më tani”.

Vinicius lider – “Nuk mund të them dot nëse Viniciusi është i vetmi lider pasi Reali ka disa të tillë. Valverde, Modriç apo dhe ndonjë i ri i ardhur tani mund të jetë lider. Jemi me fat që i kemi”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

24 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.