Real Madrid-Borusia e Dortmundit, Sabina Mete zbulon disa nga detajet e finales së madhe
Të shtunën e 1 qershorit të kësaj fundjave në stadiumin e “Wembley” do të zbresin në fushë Real Madridi dhe Borusia e Dortmundit të cilat do të përballen me njëra-tjetrën për të fituar trofeun më të rëndësishëm evropian, atë të Ligës së Kampioneve.
Finalja e madhe do të transmetohet në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH1 dhe RTSH Sport) sjellë kundër njëra-tjetrës, madrilenët të cilët arritën të mposhtin në gjysmëfinale gjigantin gjerman, Bajernin e Munihut dhe skuadrën gjermane të Borusias së Dortmundit e cila mundi po në gjysmëfinale Paris Saint-Germain e Kilian Mbappes.
Duke folur për finalen e Ligës së Kampioneve që do të luhet mbrëmjen e 1 qershorit, gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Studio Champions”, Sabina Mete ka zbuluar në emisionin “Jetë Shqiptare” disa nga detajet e transmetimit të finales së madhe nga RTSH.
“Do të nisim një transmetim më herët se herët e kaluara. Në orën 20:00 fillojmë transmetimin në RTSH Sport dhe më pas kalojmë në RTSH1 në kanalin kryesor, më pas do të kemi analiza, lidhje direkte ngë Wembley. Do të kemi atmosferën dhe çdo gjë që do të ndodhë, me deklarata dhe komente dhe të na ndjekin ditën e shtunë në kanalin e RTSH-së”, u shpreh Mete.