Real Sociedad godet Benfikën dhe vendos njërën këmbë në 16-she

societad

societad

Gjithçka e lehtë për Real Sociedad, që kalon me një këmbë në raundin e 16-shes të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Benfikën 3-1 në ditën e katërt të ndeshjeve në grupe. Fillim i shkëlqyer për spanjollët, të cilët pas vetëm gjashtë minutash kaluan në avantazh: asistimi nga Munoz dhe 1-0 nga Merino. Pesë minuta më vonë skuadra vendase dyfishoi epërsinë, me penalltinë e kthyer në gol nga Oyarzabal.

Pak para çerek orës së lojës, Merino shënoi edhe dopietën personale, por goli i dytë i mesfushorit u anullua. Gjithsesi gjërat nuk ndryshojnë, sepse në minutën e 21-të vjen edhe 3-0, i shënuar nga Barrenetxea, i inspiruar pikërisht nga Merino. Brais

Mendez humbi penalltinë e pokerit para përfundimit të pjesës së parë, e cila gjithsesi u mbyll me tre gola diferencë. Në minutat e para të pjesës së dytë Benfica mbylli diferencën me Rafa Silva. Portugezët sulmuan vazhdimisht në përpjekje për të rihapur lojën, por nuk ia dolën.

Real Sociedad fiton 3-1 dhe ngjitet në 10 pikë në grupin D, një hap larg kualifikimit. Benfica shënoi golin e parë në këtë Ligë të Kampionëve, por ka ngecur në mënyrë sensacionale në zero pikë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.