Categories: LajmeSportFutboll

Reali, Ancelotti dhe batuta për Arabinë: Do të shkoja atje në këmbë…

“Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Betisit, ata po bëjnë mirë. Qëllimi ynë është të vazhdojmë ashtu siç po bëjmë”. Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, komentoi ndeshjen e nesërme të kampionatit në takimin e zakonshëm me shtypin në prag të ndeshjes. Trajneri i Blanco-s, megjithatë, para se të hynte në detajet e konferencës, foli për zgjedhjen e golfistit spanjoll Rahm, gati për t’u transferuar në Arabinë Saudite për 550 milionë euro: “Do të shkoja në këmbë, nuk kam nevojë të marr avionin. Natyrisht që po bëj shaka, bota po ndryshon dhe do të ndryshojë”.

Duke folur për Ligën Saudite, ish-trajneri i Milanit ka dribluar temën e një oferte të mundshme saudite për të: “Nuk më kanë telefonuar dhe jetoj në të tashmen. Kam një ide tjetër që nuk është kjo. Për mua është e rëndësishme. Ajo që ka të bëjë me të ndihesh mirë, kurrë nuk kam parë paratë. Jam rritur në një familje ku paratë nuk ishin të rëndësishme”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

6 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

6 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

6 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

6 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

6 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

7 hours ago

This website uses cookies.