Reali, Ancelotti: Emocione, shqetësime dhe frikë, por…

Mbrëmjen e së shtunës në Ëembley kundër Borussia Dortmundit, Carlo Ancelotti është në kërkim të Ligës së Kampionëve të pestë në karrierën e tij, e 15-ta për Real Madridin, “Mbretin” e padiskutueshëm të kompeticionit. “Gjëja më e rëndësishme në këtë lloj ndeshjeje është të vendosen ide të qarta në kokën e lojtarëve. Sa më të qartë të jenë ata, aq më pak nervoze do të jetë skuadra. Emocionet janë aty dhe secili i menaxhon sipas karakterit të vet”, shpjegoi trajneri italian në konferencën për shtyp.

“Do të ndjejmë emocione, shqetësime, frikë… Por frika është një pjesë e rëndësishme e bërjes së mirë të gjërave. Skuadra ka treguar dy gjëra shumë të rëndësishme këtë sezon: cilësinë dhe sakrificën. Finalja e Ligës së Kampioneve është ndeshja më e rëndësishme dhe më e rrezikshme”.

“Duhet ta shijoni në maksimum. Gjëja më e rëndësishme është fitimi i Ligës së Kampionëve, por më pas del frika për ta humbur. Arritja në finale është shumë e vështirë, shumë e vështirë. Jemi aq afër suksesit sa kemi frikë”.

“Qëndrimi kolektiv ishte mbresëlënës. Sekreti ynë është qëndrimi dhe shpirti”. Për formacionin: “Kurtois luan, Lunin në pankinë”.

Detyrimi për të fituar. “Liga e Kampionëve nuk është një obsesion. Fitimi i trofeut është një gjë shumë e rëndësishme. Sezoni i kësaj skuadre ka qenë fitues, çfarëdo që të ndodhë nesër në finale”.

Mbi përmbysjet e shumta të Real Madridit në momentin e fundit. “Është e vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Ky klub ka diçka të veçantë. Ajo që ndodh këtu nuk është rastësi. Historia, tradita, karakteri, cilësia… Ndodh aq shumë sa nuk është rastësi”.

Dallimet mes finales së 2014-ës dhe asaj të nesërme. “Tani jam më i vjetër. Gjenerata e fundit bëri një punë të shkëlqyer dhe ka lojtarë që janë ende pranë. Ajo që këta lojtarë kanë bërë është e pabesueshme”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.