Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Reali, Ancelotti

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme për fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve. “Ndeshja do të jetë shumë e luftuar dhe do të vendoset në atë të kthimit – fjalët e trajnerit të Real Madridit në konferencën për shtyp -. Objektivi nesër është të luajmë mirë dhe të përfitojmë nga mundësitë. Kundërshtari ynë është një kundërshtar i fortë. Nuk mendoj se ideja jonë për lojën do të ndryshojë, por duhet të kemi parasysh që lojtarët që kanë pushuar mund të kenë një shans nesër si Asencio apo Camavinga…”.

Los Blancos vijnë nga një humbje në ligë kundër Real Betis: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë nesër. Ne luajtëm mirë për sa i përket qëndrimit, por kundër Betis dështuam. Le të shpresojmë se ishte një situatë e izoluar. Po sikur të na mungonte uria? Jo, kjo është një skuadër që di të lexojë mirë situatat në lojë, gjë që nuk ndodhi në ndeshjen kundër Real Betis. Duhet të kemi parasysh ndryshimin midis të dyjave. Atletiko, krahasuar me Betis, është një ekip më i drejtpërdrejtë dhe mund të nisë më shumë kundërsulme. Megjithatë, nuk dua të ndryshoj stilin, mentalitetin apo qasjen tonë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.