Reali bën 122 vjeç, mesazhi i CR7: Urime familjes
Real Madrid arrin një tjetër moment historik, feston ditëlindjen e tij të 122-të. Shumë urime për merengët duke filluar nga Cristiano Ronaldo, i cili nuk e ka harruar të shkuarën e tij në Spanjë: “Urime për këto 122 vite histori, familja madritiste! Hala Madrid!”.
Në këtë ditë të vitit 1902, plot 122 vjet më parë, Real Madridi u themelua zyrtarisht si klub futbolli. Gjigantët e kryeqytetit spanjoll që atëherë kanë vazhduar të vendosen si një nga më të mirët në histori, me bëmat e tyre në kontinent, veçanërisht, të pakrahasueshme me asnjë klub tjetër.
Gjatë ditës së sotme, një mori ish-yjesh të Realit kanë dërguar mesazhe publike urimesh për gjigantët e La Ligës.