Reali dhe Napoli një hap larg kualifikimit
Real Madrid – Braga dhe Napoli – Union Berlin janë ndeshjet e katërta të grupit C. Real Madrid me 9 pikë në tre ndeshje dhe Napoli me 6 pikë në tre ndeshje duken të sigurtë drejt kalimit të grupit. Por ka ende për të bërë.
Napoli vjen nga fitorja në Berlin, 1-0, me golin e Raspadorit, ndërsa ka fituar me Bragën dhe është mundur nga Real Madrid 2-3. Mjaftojnë dy fitore në “Diego Armando Maradona” që Napoli i Rudi Garsias të kalojë në raundin tjetër. Për Napolin mungon Osimhen i dëmtuar, ndërsa Garsia, edhe në konferencë për shtyp, ka vlerësuar formën e jashtëzakonshme të Raspadorit. Më tej akoma tek Union Berlin, që duket se është shansi i fundit për të rilindur, mungojnë Dehk dhe Doeki, teksa janë në dyshim Juranoviç, Shafer dhe Shvolov. E megjithatë në Napoli besojnë të gjithë tek suksesi.
Për Real Madrid thjeshtë është ideja e një fitore të katërt radhazi si një skuadër që mund t’i bashkohet Mançester Sitit dhe Lajpsigut, që tashmë e kanë kaluar fazën e grupeve. Tek Real mungojnë prej Kurtua, Militao dhe Tshuameni, ndërsa janë në diskutim për shkak të dëmtimit Belingam dhe Sebaios. Por gjithsesi, edhe pse Braga është e plotë dhe pa mungesave, Reali duket se i ka resurset për të mbajtur vendin e parë. Ndaj ndeshjet e katërta në grup janë në favor të Real Madrid dhe Napolit.