Categories: LajmeSportFutboll

Reali mbyll dokumentacionin për Mbape

Pa u ftohur ende entuziazmi i fitores së 15-të në Champions League, Real Madrid ka mbyllur të gjithë dokumentacionin për transferimin e Kilian Mbape deri më 2029. Firmosja e kontratës dhe prezantimi i francezit në Bernabeu do të bëhen javën e ardhshme.

Festa e fitores së 15-të në Champions League nuk është shuar ende dhe Real Madrid sapo ka hedhur një hap të rëndësishëm për të qenë favoriti edhe për të 16-tën. Klubi spanjoll ka mbyllur dokumentacionin e marrëveshjes me Kilian Mbape, me kontratën që do të firmoset javën e ardhshme, kur do të prezantohet edhe lojtari, për të ndërtuar një skuadër edhe më të frikshme në dispozicion të trajnerit Karlo Ançeloti.

Francezi e mbyll më 30 qershor kontratën me Paris SG dhe nga 1 korriku do të jetë lojtar i klubit më të famshëm në botë. Lajmi është konfirmuar nga burime të ndryshme nga Spanja e jashtë saj. Kontrata do të jetë 5-vjeçare, deri më 2029, dhe falë saj francezi do të jetë lojtari më i paguar i skuadrës, ndonëse do të ketë pagë më të ulët se ajo në Francë, që ishte 72 milion euro bruto në vit.

Në Madrid, Mbape do të fitojë rreth 20 milion euro në vit, plus bonuset në bazë të rezultateve personale dhe të skuadrës. Për hedhjen e firmës në kontratë, Mbape nuk do të paguhet 100 apo 120 milion euro siç është përfolur shpesh në media, por më pak se 50 milion, siç ka bërë të ditur televizioni spanjoll El Chiringuito.

Lojtari francez e kishte vendosur që në shkurt që nuk do të vazhdonte më me klubin parizien dhe në maj u dha lamtumirën tifozëve për të nisur aventurën e re në Madrid menjëherë pas impenjimit me Francën në kampionatin evropian.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

4 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

5 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

5 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

5 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

5 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

5 hours ago

This website uses cookies.