Një ndeshje me një mijë fytyra në Etihad midis Manchester City dhe Real Madrid, e para e play-off-it të Ligës së Kampionëve, fituar nga madrilenët me rezultatin 3-2. Qytetarët kaluan në avantazh me Haaland në minutën e 19-të dhe Mbappe barazoi në minutën e 60-të, me anglezët që më pas arritën të rikthehen në avantazh në minutën e 80-të, sërish me norvegjezin me një penallti.
Pastaj “harakiri” i ekipit të Pep Guardiola, i cili i dha topin Los Blancos në minutën e 84 -të, me Brahim Diaz që vendosi barazpeshën. Kur mendohej se do mbyllej në barazim, erdhi goditja e Realit, me Bellingham, që firmosi 3-2.
Në sfidat e tjera, Juventus mundi PSV-në me rezultatin 2-1 dhe tashmë pas 8 ditësh në Holandë do të mjaftojë të mos humbasë për t’u kualifikuar në 16-she. McKennie 34’ kaloi bardhezinjtë në avantazh, ndërsa Perisic 56’ shënoi për holandezët duke vendosur barazpeshën. Goli i fitores për Juven u shënua nga Mbangula 82’.
Një fitore e madhe e Dortmund, 3-0 në fushën e Sporting. Golat u shënuan nga Guirassy 60’, Gross 68’ dhe Adeyemi 82’.
Milani i Sergio Conceiçao-s po përgatitet të përballet me Feyenoord-in në ndeshjen e parë të…
Dita e parë e vlefshme për ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Kampionëve…
Për shkak të situatës së pazakontë në Ukrainë, UEFA ka vendosur që ndeshja Ukrainë –…
Mbrëmjen e kaluar Finiks Suns pësuan humbjen e radhës në ndeshjen kundër Grizzlies, por njëri…
Asteroidi i zbuluar së fundmi 2024 YR4, i cili është rreth dy herë më larg…
Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka përjashtuar Shqipërinë si një nga vendet që mund të…
This website uses cookies.