Reali: vjen rinovimi për Valverde, deri në vitin 2029
Pas Vinicius Junior, Rodrygo dhe Camavinga, Real Madrid rinovon kontratën edhe me Federico Valverde. Lojtari i Uruguajit ka zgjatur marrëdhënien e tij me Merenges deri më 30 qershor 2029. “Real Madrid CF dhe Fede Valverde kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili do të mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2029. Valverde ka mbërritur në radhët e Real Madrid në korrik 2016, kur ishte vetëm 18 vjeç”.
“Në gjashtë sezonet që kaloi duke luajtur për ekipin e parë, ai u bë një nga mesfushorët më të mirë në botë. Ka luajtur deri më tani 220 ndeshje, në të cilat shënoi 19 gola dhe fitoi 9 tituj: 1 Champions League, 2 Kupa Bote për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 kampionate, 1 Kupë të Mbretit dhe 2 Superkupa spanjolle. Valverde ishte MVP i finales së Superkupës së Spanjës 2020 dhe Topi i Argjendtë në Kupën e Botës për Klube 2023″ shpjegoi skuadra me një deklaratë.