“Realitete shqiptaro-italiane”/ Gazetari: Sjell dimensionin njerëzor dhe raportin mes dy vendeve

Artur Nura ka zbuluar

Gazetari Artur Nura ka zbuluar në RTSH 24 disa prej pika kryesore të emisionit të tij më të ri në RTSH të titulluar ‘Realitete shqiptaro-italiane’. Sipas Nurës, emisioni është i konceptuar në katër këndvështrime të caktuara të ndryshme të cilat do të sjellin dimensionin njerëzor.

Ai vuri në dukje se emisioni do të përpiqet të japë jo vetëm dimensionin njerëzor por edhe raportet mes Italisë dhe Shqipërisë, se si italianët janë njohur me Shqipërinë dhe si kanë evoluar këto raporte.

Ky është i konceptuar fillimisht në katër këndvështrime të caktuara të ndryshme të cilat do të sjellin dimensionin njerëzor.

Pra, do të ketë të intervistuar italianë dhe shqiptarë, të cilët kur janë italianë do të flasin për marrëdhëniet e tyre me Shqipërinë, si janë njohur me Shqipërinë, si kanë evoluar dhe sigurisht dimensioni historik.

Marrëdhëniet janë historike janë shumë të rëndësishme jo vetëm tani që Italia tani është një aleat strategjik i Shqipërisë me të gjithë qeveritë e demokracisë. Por Italia ka qenë aleat edhe në momente të caktuara në interesa antagoniste me Shqipërinë, por është fqinji më i afërt.

Ne do të sjellim çfarë do të thotë aleat strategjik, në gjuhë konkrete”, u shpreh Nura.

Ai shtoi se në këtë emision “do të sjellë një pasqyrë për pakicat historike siç janë arbëreshët, por edhe pakicat e reja shqiptare që janë në Itali, shqiptarët e larguar pas viteve 90 që kanë dhënë dhe japin një kontributin të jashtëzakonshëm’.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.