Receta dhe shije/ Bibë e pjekur me oriz

bibeoriz01 1024x576 1

bibeoriz01 1024x576 1

Përbërësit

  • 1 Bibë
  • 1 kg oriz
  • 2 l ujë
  • 2 kokrra qepë mesatare
  • 3-4 domate mesatare
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Kopër

Përgatitja

Vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtoni aty vajin e ullirit dhe qepët e grira hollë. Kaurdisini për pak dhe më pas shtoni thelat e bibës. Kaurdisini për pak minuta nga të dyja anët sa mishi të humbasë ngjyrën e kuqe.

Më pas, shtoni domatet e grira në rende, dhe lërini të ziejnë bashkë me qepën dhe mishin e bibës për pesë minuta.

Hidhini ujin dhe lëreni të ziejë. Për të provuar nëse mishi është zierë sa duhet, provoni nëse mishi shkëputet nga pjesa e fundit të kofshës së bibës.

Në këtë moment, hidhni orizin dhe lëreni në tenxhere për 4-5 minuta. Rregullojeni masën me kripë, piper dhe kopër dhe shtrojeni në një tepsi.

Sipas traditës tava piqet në saç, në mungesë të tij ajo futet në furrë dhe piqet derisa të marrë në sipërfaqe ngjyrën e pjekjes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.