Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete filloni duke pastruar dhe prerë preshin në rrathë të hollë.
Pasi të jetë gati, vendosni një tigan në zjarr dhe filloni të skuqni preshin me shumë pak vaj.
Kur të jetë gati lëreni mënjanë të ftohet dhe përgatisni brumin.
Filloni duke rrahur vezët në një enë të thellë. Më pas duke trazuar, shtoni po aty edhe kosin me qumështin pak nga pak.
Kur të jetë formuar një masë e hollë e njëtrajtëshme, shtoni tek ena edhe preshin qe skuqët më parë.
Po në këtë moment hidhni djathin e bardhë të copëtuar, pak kripë e më pas ullinjtë pa farë.
Hidhni miellin e misrit dhe atë të grurit, bashkë me sodën e bukës pak nga pak derisa të formohet masa e brumit.
Punojeni me duar derisa e gjithë masa të lidhet dhe vendoseni ne nje tavë pjekje.
Futeni në furrë dhe piqeni në temperaturë 200 gradë për 35-40 minuta.
Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet e më pas konsumojeni shoqëruar me pak djathë të bardhë apo salcë kosi.
Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…
Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë…
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald…
Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8…
Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar…
This website uses cookies.