Receta dhe shije – Byrek me lëpjeta dhe pazi 

Përbërësit

  • 500 gr Pazi
  • 500 gr Lëpjetë
  • 6-7 qepë të njoma
  • 500 gr Miell
  • 250 ml Ujë
  • Kripë
  • 200 gr Djathë i thërrmuar
  • Vaj Ulliri
  • Sodë Buke
  • Nenexhik

Përgatitja e Brumit

Si fillim, përgatisim brumin, duke hedhur në një tas të madh miellin. Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë.

Në këtë moment nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër. E lëmë përreth gjysmë ore që të fryhet ndërsa nisim përgatitjen e lakrave të egra.

Përgatitja e Mbushjes me Lakra

Qepën e grirë hollë e hedhim në një tigan të madh ku e skuqim me vaj ulliri derisa volumi i qepës të ulet dhe të marrë një ngjyrë të artë.

Më pas, hedhim lepjetën dhe pazinë, të cilat më parë i kemi pastruar dhe i kemi zjerë.

Kaurdisim qepët me lakrat e egra derisa të njëtrajtësohen e më pas hedhim djathin e thërrmuar dhe pak kripë.I përzjejmë për dy minuta. Për të përftuar një masë pak të trashë të gjellës,  në një gotë të vogël hedhim një lugë miell dhe e tretim me dy lugë kos.

Këtë masë, më pas e shtojmë tek lakrat e egra dhe përzjejmë masën. Të njëjtën gjë mund të bëjmë edhe me qumësht në vend të kosit.

Procesi i pjekjes në furrë 

Pasi e përgatisim gjellën me lakrat e egra, e lëmë të ftohet. Gjatë kësaj kohe brumi është gati për t’u punuar.Brumin e ndajmë në 10 toptha të vegjël.Pasi hapim petën e poshtme e shtrojmë në tepsi, të cilën e kemi lyer me disa pika vaj ulliri, shtrojmë petën tjetër, e spërkasim me disa pika vaj ulliri dhe vijojmë kështu derisa të kemi shtruar petën e katërt.Më pas, shtrojmë gjysmën e mbushjes me lakra dhe vijojmë të shtrojmë dy peta të tjera duke i spërkatur me disa pika vaj ulliri.Hedhim pjesën tjetër të lakrave dhe vijojmë me shtrimin e katër petëve të tjera.Në fund petëve u kthejmë pak anët.Më pas, byrekun e pjekim në furrë në 180 gradë deri sa të marrë pjekjen e duhur.Në fund të përgatitjes, pasi byreku është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lyejmë me pak gjalpë fshati.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.