Receta dhe shije/ Pulë me spinaq dhe krem qumështi
Përbërësit e Recetës
- 6 fileto ose kofshe pule,
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 4 thelbinj hudhre
- 250 gramë krem djathi
- 1 filxhan çaji lëng pule
- Argjinare turshi të prera hollë sipas preferencës,
- 4 filxhan çaji gjethe spinaqi,
- Çerek filxhani djathë parmixhan
- Kripë dhe piper të zi sipas dëshirës.
Përgatitja e Recetës :
Ndizeni furrën në 200 °C.
Spërkateni mishin e pulës me kripë dhe piper.
Vendosni një tigan të yndyrosur në zjarr dhe skuqeni mishin e pulës për 3-4 minuta në secilën anë.
Mishi i pulës duhet të jetë krokant dhe me ngjyrë të artë në sipërfaqe.
Më pas kavërdisni lehtë hudhrën për 30 sekonda, shtoni kremin e djathit ose kremin pana dhe përziejini me lugë druri.
Shtoni lëngun e pulës dhe lëreni gjithë masën të marrë valë.
Pasi të ndodhë kjo, mbulojeni kapakun dhe lërini të ziejnë së bashku për 5 minuta deri sa salca të trashet.
Shtoni argjinaren dhe spinaqin e pas një minuti shtoni djathin parmixhan.
Tiganin futeni në furrë të piqet për 15-20 minuta .
Nxirreni dhe servireni sapo të jetë ftohur pak.
Një pjatë e tillë me mish pule ofron 416 kalori, 4 gramë karbohidrate, 27 gramë proteinë, 415 gramë kalium, 4 gramë fibër, 3105 njësi vitamine A, 20.3 mg vitaminë C, 2.2 mg hekur dhe 134 mg kalçium.