Categories: Kuzhina & RecetaFLASH

Receta dhe shije/ Qofte me ajkë kosi në tavë

Përbërësit

  • 500 gr mish i grirë
  • 250 ml ajkë kosi ose kos
  • 150 gr djathë kaçkavall ose të bardhë
  • 200 gr oriz
  • 2-3 lugë miell misri ose bukë e thekur e thërrmuar
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 4 vezë
  • kripë
  • vaj ulliri
  • piper i zi

Përgatitja

Filloni me zierjen e sasisë së orizit së paracaktuar.

Shtoni kripën dhe lëreni të ftohet pasi të jetë gati.

Në një tigan hidhni qepën e grirë në kubikë të vegjël me dy lugë gjelle ujë dhe lëreni të skuqet derisa uji të fillojë të avullojë.

Më pas shtoni pak vaj ulliri dhe lëreni derisa qepa të marrë pamje të artë.

Në një enë shtoni mishin e grirë, një vezë, qepën që keni përgatitur, hudhrën e grirë dhe orizin e zier, thërrimet e bukës apo miellin e misrit  dhe punojini me dorë.

Formoni toptha të vegjël dhe hidhini përsëri në tigan me dy litra ujë të vluar më parë.

Lërini të ziejnë për 10-15 minuta dhe më pas hiqni me kujdes nga uji.

Përzieni ajkën e kosit me vezët e tjera dhe copat e djathit kaçkavall ose të bardhë derisa të jetë formuar një masë kremoze e trashë.

Zgjidhni një tavë për pjekje, lyejeni me pak vaj dhe shtrojini topthat e qofteve njëra pas tjetrës duke i hedhur sipër salcën e ajkës së kosit.

Futeni në furrë dhe piqeni në temperaturë 200 gradë për 20 minuta.

Shtoni sipër sipas dëshirës edhe pak piper të zi apo të kuqe dhe lëreni të piqet derisa ajka të jetë mpiksur.

Pasi të jetë bërë lëreni të ftohet pak dhe mund t’a shijoni të ngrohtë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

2 days ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

2 days ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

2 days ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

2 days ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

2 days ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

2 days ago