Categories: Kuzhina & RecetaFLASH

Receta dhe shije/ Si të përgatisni mish lepuri të pjekur në furrë

Përbërësit:

  • 1 Lepur,
  • 2 thelpinj hudhër,
  • 1 gotë verë e bardhë ose uthull të bardhë
  • 1 gotë me ujë,
  • 1 degë rozmarinë,
  • 4-5 lugë vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete fillimisht duhet të përgatisni lepurin duke e marinuar me kripë.

Mundohuni që kripën ta masazhoni në sipërfaqen e mishit në mënyrë që të shija të jetë akoma edhe më e mirë gjatë pjekjes.

Lepurin e kriposur vendoseni në një tavë dhe sipër tij hidhni gjethet e rozmarinës dhe hudhrat e grira në feta të holla.

Për një aromë më të fortë disa nga gjethet e rozmarinës vendosini edhe brenda lepurit.

Më pas shtoni verën apo uthullën e cila mund të jetë edhe molle edhe rrushi sipas dëshirës suaj.

Vazhdoni me ujin dhe vajin e ullirit, sasitë e të cilëve i gjeni në recetë.

Tavën futeni për ta pjekur në furrë të ngrohur me 200 gradë Celsius.

Telin e furrës vendoseni në shkallën e mesit të saj, kështu pjekja do të jetë e njëjtë si lartë po ashtu edhe poshtë.

Pas 10 minutash kthejeni mishin e lepurit duke treguar kujdes që mishi të mos copëtohet.

Vazhdoni të përsërisni këto hapa derisa mishi të jetë pjekur dhe lëngu në tavë të jetë përtharë plotësisht.

Më pas mjafton që ta lejoni të ftohet pak, ta prisni dhe ta shijoni.

Mishin e lepurit mund ta shijoni me patate të pjekura, të ziera sallatë, me oriz, perime por edhe thjesht duke e shoqëruar me pjata në formë antipaste.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

1 day ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

1 day ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

1 day ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

1 day ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

1 day ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

1 day ago

This website uses cookies.