Receta dhe shije/ Tasqebapi i ngrohtë me mish qengji
(Përbërësit e kësaj recete janë për 4-5 persona)
- 500 gr mish qengji (përzgjidhni kofshët e qengjit)
- 2-3 kokrra qepë
- 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle me miell
- gjysmë filxhan çaji me verë
- 1 gjethe dafine
- gjysmë lugë gjelle me salcë ose 2-3 kokrra domate mesatare
- 3-4 thelpinj hudhra
- kripë dhe pak spec i kuq
Përgatitja
Mishi skuqet në yndyrë së bashku me qepët e prera fije-fije, derisa t’i avullojë uji dhe krijohet një shtresë e kuqe.
Shtohet mielli, skuqet edhe pak, shuhet me verë, hidhet salcë domatesh, gjethe dafine, disa thelbinj hudhër, kripë dhe ujë sa të mbulohet mishi.
Lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, derisa gjella të jetë gati.
Tasqebapi shoqërohet me salcën e vet.