Receta dhe shije/ Tavë kosi me mish pule

pula32ok 1024x576 1

pula32ok 1024x576 1

Përbërësit 

  • 1 pulë e freskët ose 4-5 thela mish pule
  • 150 gramë gjalpë 
  • 4 kokrra vezë të freskëta
  • 1200 ml kos i freskët
  • 4 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle me oriz
  • Kripë
  • Piper
  • Majdanoz

Përgatitja e Mishit

Si fillim bëjmë gati mishin e pulës. E pastrojmë mirë me ujë të bollshëm dhe e vendosim të prerë në copa në tavë ose nëse dëshironi pulën mund ta lini të plotë, të paprerë.

Më pas,të gjitha copat e mishit ose pulën e plotë ta lyeni përmes një furçe me gjalpë të freskët dhe t’i hidhni pak kripë sipër dhe dy gota me ujë.

Tavën e vendosim në furrë që të piqet dhe e lëmë derisa pula të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Gjatë kohës së pjekjes kontrollojeni mishin herë pas here duke e spërkatur nga sipër me lëngun e vet.

Pasi është pjekur e heqim nga furra dhe përgatisim salcën me kos.

Përgatitja e Salcës me Kos

Kujdesemi që lëngun e mbetur në tavën e mishit të pjekur ta heqim mënjanë pasi do të përdoret për përgatitjen e kosit

Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shkrijmë gjalpin.

Hedhim miellin dhe e kaurdisim bashkë me gjalpin.

Në momentin që mielli zverdhet pak, shtoni me ngadalë lëngun e mishit (të cilit i hedhim edhe pak ujë shtesë)

Trazojmë me lugë druri dhe pa ndalesë në mënyrë që të shmangim krijimin e kokërrizave.

Pasi masa bëhet e njëtrajtshme e lëmë të vlojë pak dhe kur salca të jetë trashur e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Më pas, në një tas hedhim hedhim vezët dhe i rrahim fort derisa të njëtrajtësohen.

Shtojmë kripën, piperin, pak gjalpë, orizin dhe kosin dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

Më pas, shtojmë salcën me miell dhe vijojmë t’i përziejmë derisa masa të jetë unison.

Përgatitja e Tavës

Në tavën ku kemi pulën e pjekur shtrojmë salcën e përgatitur të kosit.

Sipër i hedhim pak gjalpë të freskët të prerë në copëza të vogla.

Ndërkohë sigurohemi që furra të jetë e nxehtë në 200 gradë dhe fusim tavën të piqet përreth 30 minuta derisa në sipërfaqe të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

Pasi fikim furrën, tavën e lëmë edhe pak për t’u mpiksur mirë në nxehtësinë e sobës e më pas e servirim të ngrohtë duke e spërkatur me majdanoz të grirë hollë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.