Categories: Kuzhina & RecetaFLASH

Receta dhe shije/ Tavë me pulë të plotë dhe harapash

Përbërësit

  • 1 limon i prerë në fetë
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 pulë e plotë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji me rozmarinë të thatë
  • 6-7 thelpinj hudhër
  • 1 gotë e gjysmë uji me lëng pule

Për Harapashin

  • 3 gota uji me lëng mishi
  • 1 gotë uji me miell misri
  • Gjysmë gote uji me djathë kaçkavall
  • 10g gjalpë
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë dhe piper

Përgatitja

Si fillim ndizni furrën në 180 gradë.

Ndërkohë grini qepën dhe hudhrat sa më imët me ndihmën e një thike.

Vendosni një tigan të thellë ose një tenxhere në zjarr ku të hidhni vajin e ullirit.

Kur ai të jetë ngrohur, shtoni qepën.

Jepini asaj një skuqje të lehtë dhe më pas shtoni hudhrën.

Përzjejini herë pas here dhe kini kujdes që të mos ngjiten.

Tani është koha që të përgatisni pulën.

Pasi ta keni larë me ujë të bollshëm ndajeni në thela dhe vërini në tigan për t’i skuqur.

Hidhni rozmarinën për shije sa më të mirë, gjithashtu dhe kripë.

Lëreni pulën të skuqet duke e kthyer nga të dyja anët derisa të ketë marrë një skuqje të lehtë.

Tani shtoni ujin dhe ta lini të ziejë në zjarr mesatar.

Ndërkohë përgatisni harapashin.

Duke qenë se pulën do ta kaloni në furrë, dhe harapashi do të jetë pak më i ujshëm.

Në një tenxhere hidhni gjalpin dhe vajin e ullirit dhe sapo gjalpi të shkrijë hidhni miellin e misrit.

Duke e përzierë jepini atij një skuqje të lehtë.

Kini kujdes që mielli të mos digjet e të marrë një ngjyrë të errët.

Shtoni lëngun e mishit të pulës dhe përzjejeni vazhdimisht derisa masa të fillojë të mpikset.

Hidhni dhe djathin kaçkavall dhe përsëri përzjejeni në mënyrë që gjithçka të lidhet.

Nëse harapashi ju ka dalë i ujshëm, mos u shqetësoni pasi uji do të avullojë aq sa duhet në furrë.

Të gjithë masën e harapashit kalojeni në një tavë dhe mbi të vendosni thelat e mishit të pulës bashkë me qepën.

Spërkateni lehtë me vaj ulliri dhe futeni në furrë për ta pjekur për 20 minuta.

Tani mjafton që ta shijoni e të mrekulloheni me aromën që do t’ju mbushë shtëpinë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

1 day ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

1 day ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

1 day ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

1 day ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

1 day ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

1 day ago

This website uses cookies.