Receta dhe shije – Tavë speciale me patate dhe presh 

musaka77902-1024x576

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

  • 4 kokrra patate mesatare
  • 1 kokërr qepë
  • 400 gr presh
  • Pak gjalpë të freskët
  • 300 gr mish të grirë (nëse dëshironi)
  • Vaj ulliri
  • 2 kokrra domate,
  • Majdanoz,
  • Kripë,
  • Piper i zi,

Për përgatitjen e salcës: 4 kokrra vezë, çerek filxhan çaji me krem qumështi (pana), një thelpi hudhër e shtypur, erëza, majdanoz i grirë hollë, kripë, piper.

Përgatitja

Si fillim, qëroni dhe të prisni patatet në feta rrumbullake me trashësi 0.5 cm ose nëse preferoni në kubikë jo shumë të vegjël.

Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr dhe sapo uji të marrë një valë vendosni aty fetat e patateve dhe lërini të ziejnë për 5 minuta.

Pasi t’i keni zierë patatet për 5 minuta largojini nga zjarri, kullojini nga uji dhe lërini mënjanë duke i spërkatur me pak kripë.

Më pas, kaurdisni preshin e prerë në feta rreth 1 cm me vaj ulliri. Shtoni pak kripë e piper  dhe pasi preshi të zbutet mirë pak largojeni nga tigani.

Ndërkohë në tiganin ku kaurdisët preshin, shtoni qepën e grirë hollë, shtoni dhe pak vaj ulliri, kaurdiseni derisa volumi i saj të bjerë.

Në këtë moment, shtoni mishin e grirë (nëse dëshironi), kaurdiseni për disa minuta.

Shtoni më pas domatet e grira, kaurdisini të gjitha bashkë dhe rregullojeni masën me kripë, piper dhe majdanoz të grirë hollë.

Shtoni një gotë me ujë dhe kaurdiseni herë pas here derisa uji të avullojë.

Merrni një tavë dhe lyejeni me pak vaj ulliri, vendosni me rradhë fetat apo kubikët e patateve, më pas salcën me mish të grirë dhe në fund rrathët e preshit.

Për salcën, rrihni 4 kokrra vezët me kremin e qumështit, hudhrën e shtypur, majdanozin e grirë hollë, kripën dhe piperin.

Mbulojeni  të gjithë tavën në sipërfaqe me salcën e përgatitur me qumësht dhe vezë.

Piqeni në furrë të parangrohur në 200 gradë derisa sipërfaqja e tavës të marrë ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Kjo tavë përgatitet me të gjitha llojet e perimeve të tjera, si me patëllxhanë, patate apo edhe kungulleshka etj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.