Receta e bakllavasë me krem djathi
Përbërësit
- 200 g gjalpë
- 12-14 petë të gatshme
- Fistëkë dhe arra për shije
Për përzierjen e arrave:
- 225 g arra
- 225 g fistik
- 1 lugë çaji kanellë
- 1/4 lugë çaji kripë
Për shërbetin:
- 240 ml ujë
- 200 g sheqer
- 85 g mjaltë
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 1-2 lugë çaji ujë trëndafili
Kremin:
- 450 g krem djathi
- 230 g salcë kosi ose kos
- 133 g sheqer
- 3 vezë
- 60 ml pana
- 1 lugë gjelle me lëvore limoni
- 3 lugë gjelle niseshte misri
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
Përgatitja
Përpunoni në një mikser 225 g arra, 225 g fistëkë, ¼ lugë çaji kripë, 1 lugë çaji kanellë derisa të përftoni një masë të trashë.
Lërini menjanë dhe vazhdoni me përgatitjen e shërbetit.
Në një tenxhere të vogël bashkoni të gjithë përbërësit për shërbetin dhe lërini të ziejnë derisa sheqeri të tretet.
Hidhni 1/3 e shërbetit në përzierjen e arrave dhe fistëkëve dhe përziejini derisa të bashkohen. Pjesën e mbetur të shërbetit lëreni mënjanë që të ftohet.
Ndërkohë ngrohni furrën në 170 gradë C dhe bëni gati tavën për pjeken e bakllavasë duke e lyer me gjalpë.
Gjithashtu hapni petët dhe mbulojini me një peshqir të lagur që të mos thahen gjatë punës.
Për të përgatitur kremin bashkoni në një tas kremin e djathit me sheqerin dhe me përpunojini me një rrahëse elektrike me shpejtësi mesatare, derisa masa të bëhet homogjene.
Shtoni një nga një vezët, salcën e kosit, panën, kripën dhe ekstraktin e vaniljes.
Në fund shtoni niseshtenë e misrit dhe rrihni mirë derisa përbërësit të bashkohen plotësisht.
Merrni një petë dhe hapeni në tepsi, duke lejuar që ajo të varet nga skajet e tavës.
Lyeni me gjalpë petët një e nga një derisa fundi dhe anët e tavës të mbulohen plotësisht. Për këtë do t’ju duhen rreth 8-10 petë.
Përhapni në mënyrë të barabartë 1/2 e përzierjes së arrave mbi petë. Më pas hidhni sipër përzierjen e kremit dhe spërkateni me arrat e mbetura.
Vendosni 2-3 peta të tjera duke mbuluar mirë kremin dhe arrat. Mos harroni t’i lyeni petët me gjalpë!
Piqeni këtë ëmbëlsirë për 45-50 minuta në furrën e ngrohur, derisa të marrë ngjyrë kafe të artë.
Nëse pas 30 minutash petët piqen më tepër, shtroni përsëri petë për pjesën tjetër të pjekjes.
Në fund kur ëmbëlsira të jetë pjekur, shtoni shërbetin e mbetur dhe dekorojeni me fistëkë dhe arra.
Lëreni të ftohet plotësisht në temperaturën e dhomës, më pas vendoseni në frigorifer për të paktën 4 orë ose gjatë gjithë natës.