Receta e qepujkave të ëmbëla në tigan

p5084565 1024x643 1

p5084565 1024x643 1

Përbërësit

  • 600 g qepujka
  • 40 g uthull molle
  • 40 g sheqer kaf
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1 filxhan ujë
  • 1 degëz trumzë
  • Kripë e imët për shije
  • Piper i zi

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë, bashkoni në një tenxhere, sheqerin dhe ujin. Shkrijeni sheqerin në zjarr të ulët duke e trazuar me lugë druri dhe më pas shtoni gjalpin.

Pasit të qëroni qepët, kalojini ato në tenxhere sapo gjalpi të ketë shkrirë.

Gatuajini për disa minuta në nxehtësi mbi mesatare, duke i përzier shpesh.

Pas kësaj, shtoni uthullën dhe lëreni derisa të avullojë pa e lënë lëngun të thahet, më pas shtoni edhe trumzën.

Mbuloni tenxheren me kapak dhe gatuajeni në zjarr mesatar deri në të ulët për 30 minuta, duke i përzier herë pas here.

Nëse qepujkat thahen ose fillojnë të marrim shumë ngjyrë, mund të shtoni pak ujë.

Pasi të ketë mbaruar kjo kohë gatimi, kontrolloni nëse qepët janë zbutur.

Nëse dëshironi një masë edhe më të butë me gjalpë, mund t’i gatuani edhe për 10 minuta të tjera.

Këshilla

Për t’i bërë qepët e ëmbla edhe më të bukura, rekomandojmë t’i lini të pushojnë dhe t’i shërbeni në temperaturë dhome ose të ngrohta.

Për një pjatë perfekte, përgatisni ato një ditë përpara. Mund t’i ruani në frigorifer për 2-3 ditë në një enë hermetike.

Në vend të sheqerit kaf, mund të përdorni edhe sheqer të bardhë dhe të rrisni ose zvogëloni sasinë sipas shijes tuaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.