Receta e shijshme verore/ Fërgesë me djathë dhe miell misri

Përbërësit:
- 4 lgj miell gruri
- 1 fetë djathë për person
- 2 lgj miell misri
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- 1 thelpi hudhër
- 1 Iç piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tigan më yndyrë skuqim djathin të lyer me miell nga të dy anët. Në po atë yndyrë kaurdisim miellin e misrit dhe të grurit. Pasi mielli ka ndryshuar pak ngjyrë shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe ujin. E lemë të vlojë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. E servirim duke vendosur në qendër djathin e skuqur.