FLASH

Receta fantastike me shije të mirë – Fërgesë me presh dhe gjizë

Përbërësit

(Përbërësit zgjidhen bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani. Përbërësit më poshtë janë për 4 persona)

  • 2 tufa gjethe preshi
  • 4-5 lugë gjizë e freskët
  • 100 ml qumësht (çerek filxhan çaji)
  • 1 kokërr vezë
  • Kripë
  • Piper
  • Një lugë gjelle vaj ulliri
  • Një lugë gjelle gjalpë të freskët
  • Majdanoz

Përgatitja

Si fillim, rrihni vezën në një tas dhe ta lini mënjanë.

Vendosni një tigan në zjarr. Shtoni gjalpin dhe vajin e ullirit, shtoni më pas gjethet e preshit, të cilat më parë i keni pastruar me ujë të bollshëm dhe i keni grirë hollë.

Kaurdisini për disa minuta derisa gjethet të jenë zbutur mjaftueshëm duke bërë kujdes që të mos digjen.

Më pas shtoni gjizën, kaurdiseni masën për 2-3 minuta derisa të njëtrajtësohet dhe më pas shtoni qumështin. Përziejeni masën, shtoni kripë dhe piper sipas preferencës.

Shtoni vezën e rrahur duke e përzjerë masën shpejt dhe pa ndërprerje në mënyrë që veza të përhapet në mënyrë të njëtrajtshme.

Përzjeheni masën për pak minuta dhe më pas largojeni nga zjarri.

Nëse dëshironi mund ta hiqni pak më parë nga zjarri dhe ta vendosni për pjekje edhe 10 minuta në furrë të parangrohur në temperaturë maksimale.

Shërbejeni të ngrohtë dhe nëse dëshironi mund ta spërkasni sipër me majdanoz të grirë hollë.

Fërgesa me presh dhe gjizë mund të përgatitet edhe me kos në vend të qumështit dhe shija do të jetë sërish perfekte veçse do të jetë pak më e athët.

Kjo fërgesë është e shkëlqyer dhe kombinohet me gatime të ndryshme.

Mund të kombinohet me bukë të thekur gruri dhe misri, supa e gjelle të ndryshme, por edhe mishra të pjekur a të gatuar në mënyra të ndryshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Olimpik Shkodra, ekip i ri futbolli në Shkodër – Ditmar Jubica drejtor sportiv, francezi Raine Amokrane trajner

Një tjetër ekip i ri futbolli formohet në Shkodër. Ai është Olimpic Shkodra FC, i…

3 mins ago

Dita Evropiane e Trafikimit të Personave – Hoxha: Mekanizmi kombëtar i referimit efikas në mbrojtjen e viktimave

Trafikimi i personave ende mbetet një shqetësim për vendin tonë.  Fakt i cili pranohet jo…

9 mins ago

65 vjet Radio Kukësi, ish-ambasadori Qemal Minxhozi vlerësohet me certifikatë mirënjohjeje

Radio Kukësi dhe RadioTelevizioni Shqiptar kanë vlerësuar me një certifikatë mirënjohje ish-ambasadorin e Shqipërisë në…

19 mins ago

65-vjetori i Radio Kukësit, Majko: Qytete pa radio edhe ka, por jo radio pa qytet

"Mund të kesh një qytet pa radio, por jo radio pa qytet" - kështu u…

21 mins ago

Shqipëria Veriore dhe ndikimi evropian – Konferenca me tematikë nga historia e UNISHK dhe Konsullatës së  Austrisë

Agjenda e kësaj të premte për Universitetin “Luigj Gurakuqi” nisi me punimet e Konferencës Shkencore…

24 mins ago

“Rozafa”, fluks edhe në vjeshtë – Turistët e huaj: Shumë tërheqëse kalaja, pamja nga lart fantastike

Kalaja “Rozafa”,  objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës,  vazhdon të të ketë një numër të…

26 mins ago

This website uses cookies.