Red Bull ndjek rekordin e “Mercedes F1W07 Hybrid”
Rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar sot në orën 18:00 transmeton për të gjithë adhuruesit e shpejtësisë garën e 21-të sezonale të Formulës 1, Çmimin e Madh të Interlatgosit.
Edhe pse kampionati është vendosur tashmë gara e Brazilit ka mjaft rëndësi pasi luhet për një “titull” të veçantë… atë të veturës më fituese në histori.
“RB19” e holandezit është në ndjekje të pak rekordeve, të cilat nuk i ka marrë ende. Në rast se njëra prej veturave Red Bull arrijnë që të kalojnë të parat finishin sot atëherë do të barazonin kështu një rekord fitoresh të vendosura nga “Mercedes F1W07 Hybrid”.