Lajme

Red Bull, në mes të stuhisë

Nuk ka siguri mbi ndërtimin e njësisë së fuqisë motorike të makinës Red Bull për botërorin e ardhshëm. Brenda botës së Formula 1, kanë nisur thashethemet për një rënie të mundshme të performancës së njëvendëshes austriake, sidomos pas largimit të gjeniut, Adrian Njuei.

Kanë nisur thashetheme shqetësuese në lidhje me ndërtimin njësisë së fuqisë motorike, që Red Bull po projekton përpara Kampionatit Botëror 2026 të Formula 1, atëherë kur do të nisë edhe era e re në këtë sport, si pasojë e ndryshimeve në rregullore. Pasi fitoi katër titujt e fundit të pilotëve me Max Verstappen, por humbi epërsinë mes konstruktorëve gjatë sezonit të kaluar, Red Bull hyn në Botërorin e 2025 si forca e tretë në rrjet pas McLaren dhe Ferrarit.

Nëse teknikët e Milton Keynes ia kanë dalë edhe një herë t’i japin holandezit njëvendëshen më të mirë në këtë sezon, do të shihet vetëm në pistë, por është e sigurt se, nga ajo që pamë në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, puna për Pierre Ëaché dhe njerëzit e tij, të mbetur pa Adrian Njuei, do të jetë shumë më e madhe se në vitet e mëparshme. Në fakt ky problem do të jetë për të gjitha skuadrat e Formula 1, sepse 2025 do të jetë viti i fundit para revolucionit teknik, ndaj inxhinierët dhe teknikët duhet të punojnë domosdoshmërisht njëkohësisht në dy fronte: në makinën me të cilën do të garojnë në botërorin e 2025 dhe në atë për kampionatin e ardhshëm botëror, atë të epokës së re të Formula 1.

Për Red Bull-in, është edhe më i veçantë sepse ky do të jetë viti i fundit me Honda-n si furnizues i motorëve. Dhe, sipas thashethemeve që qarkullojnë brenda Formula 1, nuk dihet se si do të jetë bashkëpunim me partnerin e ri teknik, Fordin. Kur në 2026, do të jetë pikërisht motori ai që do të bëjë diferencën tek njëvendëshet e F1, sepse nuk do të ketë kufizime.

Blerti Delija

Recent Posts

Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për…

16 hours ago

Moti- Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…

16 hours ago

OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja…

16 hours ago

Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit…

17 hours ago

PD ka prezantuar kandidatët në Shkodër, Berisha: Kemi përballë narko-shtetin, ndaj është fushata më e rëndësishme e 34 viteve të fundit

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës,…

17 hours ago

Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…

2 days ago

This website uses cookies.