Red Bull, pranë titullit
Red Bulli është një hap larg fitimit të titullin kampion bote për prodhues makinash, i gjashti në historinë e tij, dhe gara në Japoni është mundësia e dytë për ta arritur këtë. Të parën, skuadra e Milton Keynes e humbi në Singapor ku pilotët e saj, Verstapen e Perez nuk arritën të marrin pikët maksimale. Por që ekipi anglo-austriak të konfirmojë veten si kampion i prodhuesve të makinave, do t’i duhet të përfundojë Çmimin e Madh të Suzuka me 309 pikë avantazh në renditje ndaj ekipit të dytë, që aktualisht është Mercedesi.
Renditja aktuale është: 597 pikë për Red Bull, kundrejt 289 për Mercedes pra diferenca -308 pikë, -332 me Ferrarin dhe -380 mee Aston Martin. Në rast të një fitoreje të dyfishtë të pilotëve të Red Bullit, atëherë do të ishte sezoni i shtatë, që titulli i prodhuesve të makinave do të sigurohej nga diferenca e krijuar nga pikët e mbledhura, pavarësisht nga rezultateve të të tjerëve.
Por kombinime të tjera fituese për Red Bullin janë edhe nëse makinat e Verstapen e Perez arrijnë në finish 1 dhe 3, 1 dhe 4, 1 dhe 5, 1 dhe 6 me xhiron më të shpejtë. Këto kombinime janë gjithashtu të pavarura nga rezultati i GP për ekipet e tjera. Të gjitha kombinimet e tjera janë të lidhura me rezultatin e kundërshtarëve.
Nëse në finishin e Suzukas pikët e Red Bull-it, ndaj Mercedesit ose Ferrarit do të ishin më pak ose e barabartë me 308, festa për titullin e skuadrës së Milton Kejns do të shtyhej për në garën e fundjavës së Katarit, në 8 tetor.