Reflektim mbi letërsinë shqiptare / Në takimin dialogues, të ftuar shkrimtarët Ermir Nika dhe Enkel Demi
Letërsia shqipe ishte fokusi kryesor i takimit letrar, të zhvilluar në Qendrën Rinore “Arka” në Shkodër. Për të folur rreth zhvillimeve të letërsisë ishin të ftuar dy shkrimtarët Ermir Nika dhe Enkel Demi, ky i fundit nën pseudonimin Tom Kuka.
Tema e këtij dialogu shkrimtarësh “Reflektime mbi letërsinë shqiptare dhe diasporën e saj” krijon linja mendimi të ndryshme nga njëra-tjetra, për dy të ftuarit e këtij takimi.
Takimi u organizua nga organizata italo-shqiptare “Dora e Pajtimit”. Drejtuesi i saj, Besmir Rrjolli flet mbi rëndësinë e organizimeve të tilla.
Të pranishmit ndoqën me vëmendje bisedën e zhvilluar mes të ftuarve rreth dimensioneve të letërsisë shqiptare dhe zhvillimeve të saj.