Reforma e bregdetit, Ndreu: Shezlongët në plazh vetëm nga hoteleritë, pjesa tjetër publike

Reforma e qeverisë shqiptare për bregdetin është pritur mirë në Lezhë, zonë e cila ka një vijë bregdetare me gjatësi 26 km.

Kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu thotë se shfrytëzimi i rërës nga hotelet e zonës do sjell një menaxhim më të mirë të plazhit, duke ju dhënë mundësi të gjithë kategorive të qytetareve për të pushuar.

Sipas Ndreu bashkisë i lind e drejta të krijoj dhe një shoqëri aksionere me çmimin e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.

“Përveç hotelerive që do ketë sistemin një dhomë dy shezlong, jo siç ndodh sot që ka 20 dhoma dhe 200 çadra. Asnjë nga beach-baret nuk do aksesojë më asnjë shezlong dhe e gjithë pjesa tjetër do jetë publike. Bashkisë e lind e drejta që mund të krijojë një sh.a, por me një çmim shezlogësh që është në limitet e përcaktuara nga VKM”, tha Ndreu.

Vendimi i Këshillit të Ministrave ka hyrë në fuqi dhe duke nisur nga sezoni turistik i vitit të ardhshëm, plazhi do të shfrytëzohet vetëm nga hoteleritë ku është përcaktuar,  çdo dhome do të ketë dy çadra. Në këtë mënyre i jepet zgjidhje dhe konflikteve, ku nuk kanë munguar as viktimat për shfrytëzimin e rërës në bregdet, siç ishte rasti i ndodhur pak vite më parë në Velipojë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.