Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ishin sot në një takim në ‘Shtëpinë e Biznesit’ me përfaqësues të biznesit për të folur rreth reformës së re për inspektimet e bizneseve. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimi u shpreh se inspektimet do të jenë të përqendruara drejt rritjes së performancës dhe drejt kritereve të riskut.
Ajo theksoi se bizneset që respektojnë standardet nuk do të kontrollohen. “Kriteret e riskut nuk janë vetëm fusha dhe objekti i aktivitetit, por çdo biznes do të ketë një pikëzim të riskut të tij. Pra biznesi i cili deklaron, i cili garanton standardet, nuk do të inspektohet, ndonëse fusha ku ai vepron mund të jetë me një nivel risku të lartë. Ne duam të ndërtojmë një databazë të madhe dhe një sistem risku, ku çdo biznes do të ketë pikëzimin e vet dhe do t’i shërbejë të gjithë inspektoriateve për të bërë planet e tyre të punës.
Nga ana tjetër ne duam të kemi informim më të madh. Një pjesë e madhe e bizneseve nuk i respektojnë standardet, procedurat, ligjet sepse nuk kanë informacion të mjaftueshem për kriteret që iu kërkohen atyre nga institucionet publike. Do të punojmë për informimin e kritereve për t’u përmbushur, por edhe për informimin paraprak të subjekteve që do të jenë subjekt inspektimi, pasi qëllimi ynë nuk është penalizimi, qëllimi ynë është vetpërmbushja”, theksoi Ibrahimaj.
Ministrja nënvizoi se pas informimit, si pjesë integrale e procesit të inspektimit do të jetë rekomadimi duke shmangur gjobitjen e menjëhershme. “Një biznes do të përzgjidhet për t’u inspektuar, inspektoriati i caktuar do të shkojë të inspektojë dhe do të lërë një sërë rekomandimesh me qëllim që biznesi të përmbushë ato elemente që nuk i ka të përmbushura. Pas rekomandimeve, vetëm atëherë kur biznesi edhe pas rekomandimeve, duke vetdeklaruar përmbushjen e tyre, nuk i ka arritur kriteret e e kërkuara, atëherë do të vijë penalizimi”, tha Ibrahimaj.
Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…
Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…
Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
This website uses cookies.