Categories: LajmeSociale

Reforma e pagave, Denaj: Premtim i mbajtur, prek 1770 punonjës të Ministrisë së Bujqësisë

Reforma e pagave në administratën publike është një hap strategjik për të modernizuar sektorin publik”, kështu ka deklaruar Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj e cila shprehet se qeveria ka mbajtur premtimin për paga dinjitoze për punonjësit.

Ajo shprehet se 1770 punonjës të institucionit që ajo drejton, ndikohen drejtpërdrejtë nga reforma e pagave në administratën publike.

Ministrja ka renditur dhe efektet e vendimit të qeverisë.

Premtim i mbajtur, paga dinjitoze për punonjësit!

Reforma e pagave në administratën publike ka një ndikim të drejtpërdrejtë në 1770 punonjës të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe në institucionet e varësisë.

Efekti i këtij vendimi përfshin:

  • Mesatarisht 13% rritje për 71% të strukturave, përfshirë veterinerët, agronomët, inspektorët, zooteknikët etj..
  • Rikualifikimi i pozicioneve drejtuese prek 6% të strukturave dhe zbut hendekun në shpërblim të punës.
  • Shtesë fikse për punonjësit mbështetës për natyrë të veçantë pune, ku përfitojnë 19% e punonjësve shtesë.

Reforma e pagave në administratën publike është një hap strategjik për të modernizuar sektorin publik, për të mbajtur dhe tërhequr talentet më të mira në administratë, çka është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm”, shkruan Denaj në rrjetet sociale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

14 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

14 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

14 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

14 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

14 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

14 hours ago

This website uses cookies.